A do ta ketë Franca fatin e keq të kampionëve europianë të botës që nga 1998?!

Ishte vetë ekipi i “gjelave” që e nisi këtë traditë dhe ajo vazhdon. Asnjë skuadër nga Europa, që ka dalë kampione e botës që nga viti 1998 nuk ka arritur ta kalojë fazën e grupeve. Vetë Franca, që fitoi Kupën e FIFA-s në 1998 ndaj Brazilit, u eliminua në grup në 2002 në Japoni dhe Kore të Jugut. Në 2006, kampione e botës u bë Italia që u eliminua në grup në 2010 në Afrikën e Jugut. Në 2010, ishte Spanja kampione e rruzullit, veçse në 2014 po ashtu u rrëzua në grupe, dhe në 2014 u bë kampione e botës Gjermania, që mbeti në “klasë” në grupe në 2018 në Rusi pas humbjes së rëndë ndaj Koresë së Jugut! Në 2018, kampione e botës doli Franca dhe duhet të shohim sesi do të ecë në Katar.

Sfidanti.al