Sa shumë dështime me trajnerët tek Partizani, mos vallë faji është “më lart”?!

Shumë vite më parë, në një shkrim në gazetën e atëhershme “Korrieri” shkrova se Tirana e asaj kohe kishte zëvendësuar 18 herë trajnerët dhe nuk e kishte gjetur dot suksesin. Pyetja logjike ishte “nëse defekti i makinës bardheblu duhej të ishte diku tjetër sepse 18 herë u bë “servis” për defektin e stolit”. Kjo histori po ndodh tani me Partizanin. Klubi i kuq ka pasur shumë trajnerë, por shumë pak fitore trofesh. Që nga Shpëtim Duro në 2014, me Agostinelin, Starovën, Iulianon, Gegën, Lerdën, Sormanin, për të përfunduar me Ilir Dajën dhe Dritan Mehmetin. Që dje, në stol është ulur Xhovani Kolela, ish-trajneri i Apolonisë. Një tjetër italian, një tjetër zëvendësim tekniku, ndërsa gjatë gjithë këtyre viteve është fituar vetëm titulli kampion me Gegën në 2019. Mos vallë edhe tek Partizani, defekti duhet të jetë disi më lart?

Sfidanti.al