Në ndeshjen e fituar ndaj Sauthemptonit, formacioni bazë kishte shtatlartësinë mesatare mbi 1.83 metra, ndërsa gjatë lojës u bënë dy zëvendësime dhe sërish mesatarja e shtatlartësisë nuk u ul. Ky Totenhem i Antonio Kontes duket si “Toka e Gjigandëve”, ndërsa tekniku italian i ka marrë shtatlartë të 8 përforcimet e verës. Risharlison është 1.83 metra, Udogie i ardhur nga Udineze është po kaq, Perishiç arrin në 1.86 metra, Harri Kejn është 1.88 metra, Erik Dier gjithashtu 1.88 metra, Dejan Kulushevski është 1.86 metra, e njëjta shtatlartësi si Klemen Lengle i ardhur nga Barcelona. Koreanojugori Son është 1.83 metra dhe Betankuri plot 1.87 metra. Natyrisht, Konte kërkon që skuadra e tij të ketë nivel të lartë Teknik përveçse shtatlartësi, por duket shumë se i ka merak lojtarët e gjatë.
Sfidanti.al