Reali fitoi Superkupën, por sërish më i miri në fushë ishte Kurtua

Nuk ndodhi ekzaktësisht si në finalen e Championsit ndaj Liverpulit në Paris, por gjithsesi iu afrua shumë atij skenari. Reali i Madridit vërtet e fitoi Superkupën e Europës me suksesin 2-0 ndaj Frankfurtit në Helsinki, duke pasur tani  5 trofe të tilla, po aq sa Barcelona e Milani, por përveç golshënuesve Alaba e Benzema, i duhen puthur duart portierit Tibo Kurtua. Ai ishte edhe një herë lojtari më i mirë në fushë, ndërsa trajneri Karlo Ançeloti nuk ndryshoi asgjë në formacionin që fitoi Championsin. Suksesi i Realit nisi që nga zona e vet e rreptësisë, me portierin belg që tregoi reflekse të shkëlqyera. Në mediat spanjolle ka lavdërime të mëdha për madrilenët, por ka edhe “kundërkronika” që hedhin dyshime për formën e ekipit, ndërsa Frankfurtin pak ditë më parë Bajerni e mundi 6-1 madje jashtë fushe.

Sfidanti.al