Sezoni do të jetë i gjatë dhe trajneri Karlo Ançeloti shpreson që të jetë po aq i suksesshëm sa edhe vjet, kur për herë të parë në karrierë fitoi Championsin dhe titullin kampion. Nuk e kishte bërë as tek Milani, Bajerni, Çelsi apo Paris SG. Reali i tij ka pasur një verë shumë më të qetë se zakonisht, sidomos krahasuar me spektaklin e dhënë nga Barcelona që ka marrë Levandovskin, Kesien, Kristensenin, Kundenë dhe Rafinjën. Në Madrid kanë mbërritur vetëm Rydiger dhe Çuameni, ndonëse mediat europiane theksojnë se këto janë përforcime shumë cilësore. Sidoqoftë, Reali do të duhet të nxitojë për të gjetur një sulmues tjetër, që të jetë zëvendësuesi i Karim Benzemasë. Siç shkruan “Deili Meil”, nëse nuk e bën këtë gjë, Ançeloti rrezikon mjaft sezonin që sapo ka nisur.
Sfidanti.al