Përse trajnerët në Shqipëri shkarkohen pasi bëjnë fazën përgatitore?!

Ndodh shpesh që stolat përmbysen  pikërisht pas ndeshjeve të Europës dhe kur skuadra i bie të jetë gati për sezonin e ri. Një tendencë në futbollin shqiptar pasi ka qëlluar aspak rrallë ajo që ngjau me Dritan Mehmetin që u shkarkua ditën e djeshme. Tekniku i Partizanit punoi që nga fillimi i janarit, kualifikoi ekipin në Europë, e drejtoi në Ligën e Konferencës dhe kreu fazën përgatitore. Pak a shumë, siç ndodhi me Shpëtim Duron tek Laçi, edhe pse kurbinasit u treguan “më të shpejtë”, apo ndoshta i tillë u tregua trajneri tiranas. Mediat shkruajnë se Partizani ka ende dashuri të madhe me italianët, të cilët deri tani nuk kanë “qullosur” asgjë me fanelën e kuqe, dhe e qartë se çdo trajner që do të vijë do të ketë justifikimin në majë të gjuhës, atë që ekipin e mori vonë dhe se nuk e bëri dot as fazën përgatitore dhe as fazën e përforcimeve.

Sfidanti.al