Karim Benzema dalë nga dalë shkon drejt pensionit, ndërsa Kilian Mbape zgjodhi Paris SG përpara klubit madrilen. Gjithsesi, Reali nuk është i tillë që humbet “koordinatat” dhe e përditshmja “Marka” shkruan se janë gjetur golat e së ardhmes. Flitet për një sulmues të ri, i cili nuk është i njohur, por që në Madrid e njohin mirë pasi luan për ekipin e tyre, për Kastiljen apo Realin B. Quhet Alvaro Rodrigez, është 1.93 metra shtatlartë, dhe ka rinovuar deri në 2027. Klauzola e tij do të jetë 50 milionë euro.
Sfidanti.al