Vetëm pak minuta në fushë, por Armando Broja tregoi shumë!

Ishte dita e debutimeve të Stërlingut, Kulibalit apo Kukurelës, ndërsa për të nuk ishte hera e parë. Armando Broja hyri sërish në fushë si zëvendësues për Çelsin, tani nën drejtimin e trajnerit Tomas Tuhel, siç kishte bërë në kohën e Frenk Lampardit, por tashmë shumë më i pjekur. Sulmuesi kuqezi zëvendësoi Kai Havercin në 74’ duke qenë shumë më mirë sesa sulmuesi gjerman që cilësohet titullar, dhe mori notën shumë të mirë 6.5 në ndeshjen e fituar 1-0 ndaj Evertonit në “Stemford Brixh”. Evertoni vazhdon të jetë i interesuar për kartonin e 20-vjeçarit, ndonëse për momentin Tuheli nuk ka ndërmend ta lejojë Brojën që të largohet.

Sfidanti.al