Xhamal Musiala është “margaritari” i ri i Bajernit të Mynihut

Po ashtu edhe i kombëtares së Gjermanisë. Një djalosh kaq i ri, një adoleshent ende “i parritur”, por me një mendje të kthjellët dhe të “kurdisur” për futbollin. Ky është Xhamal Musiala, mesfushori sulmues që refuzoi Anglinë për fanelën gjermane, ndërsa po kthehet në “djalin e mrekullive” të Bajernit të Mynihut. Përtej gjithë yjeve në fushë, që nga Nojer, Kimih apo Mane, ishte Musiala që rrëmbeu çmimin  e “Lojtarit të Ndeshjes”në Frankfurt. Ai shënoi 2 gola, krijoi dy raste të pastra për gol, realizoi me sukses 4 nga 5 driblime që provoi, pati 5 gjuajtje në portë, 58 prekje të topit, fitoi 66 për qind të ndërhyrjeve për top dhe pati 80 për qind saktësi në pasime. Çfarë lojtari!

Sfidanti.al