Njukasëlli ka kaq shumë nevojë për një si Armando Broja

Çelsi, një herë për një herë, e ka thënë fjalën e vet, dhe për të sulmuesi shqiptar duhet të qendrojë në “Stemford Brixh”. Kjo është gjendja deri në momentin që flasin, por një gazetar që ka burime dhe duhet marrë seriozisht si Fabricio Romano, shkruan se Njukasëlli mund ta bëjë një provë për Armando Brojën. Gjigandi shqiptar, që shkëlqeu në Holandë me Viteshen dhe vjet në Premier Ligë me Sauthemtonin mund t’i zgjidhte trajnerit Edi Haui një problem të madh në sulm. Njukasëlli nuk ka marrë dot asnjë nga 3 sulmuesit që deshi, dhe mbetet në dorë të dyshes Uillson (që dëmtohet shpesh)-Kris Vud (që ka shënuar vetëm dy gola që nga janari)!

Sfidanti.al