Vjollcët e dinë se Empolit i duhet një mbrojtës dhe lajmet nga Italia janë që i kanë propozuar toskanëve një lojtar si Nastasic. Kjo do të thotë se interesimi i Fiorentinës për Nedim Bajramin tani është më konkret dhe me anë të këtij shkëmbimi mund të ulin koston e operacionit që mund të shkonte nga 10 deri në 15 milionë euro. Bajrami padyshim që do të kishte dëshirë të ngjitej në karrierë dhe në Firence është më lart se në Empoli, ndonëse trajneri Paolo Zaneti thotë se largimi i mesfushorit shqiptar do të ishte një goditje e rëndë për ekipin.
Sfidanti.al