Produkti i La Masisë së Barcelonës kushton sot 62 milionë paundë

Mark Kukurela u cilësua i tepërt nga stafi Teknik i klubit katalanas disa vjet më parë, kaloi te Getafe dhe më pas tek Brajtoni në Angli. Brajtoni e mori mbrojtësin spanjoll për 15 milionë paundë stërlina, ndërsa fitimin e ka shumë të madh tani që Celsi fitoi konkurrencën me Man. Sitin duke e marrë Kukurelën për 62 milionë paundë stërlina. Nga këto, 55 milionë janë të sigurta dhe 7 milionë jepen me anë të klauzolave. Kjo shifër e bën spanjollin si mbrojtësin e 7-të më të shtrenjtë në histori, një renditje që kryesohet nga Harri Megajer për të cilin Man. Junajtidi pagoi 80 milionë paundë, e më pas Van Dajk, De Ligt, Lykas Hernandez, sërish De Ligt dhe pastaj Ruben Dias.

Sfidanti.al