NBA humbi një legjendë të vërtetë me shuarjen e Bill Rasëllit

U bënë pak ditë nga lajmi i hidhur dhe tronditës, por duket sikur është sot. Bill Rasëll tashmë nuk  është më me të gjallët, pasi u shua në moshën e respektueshme 88-vjeçare, në paqe të plotë në shtëpinë e tij, siç informon familja. Me ikjen e Rasëllit basketbolli amerikan humbi njërin nga legjendat e vërteta, shumëdimensionale, pasi gjigandi i Boston Sëlltiksave jo vetëm është i vetmi që ka fituar 11 tituj kampion, jo vetëm doli 5 herë lojtari më i mirë i NBA-së dhe ishte 12 herë në Ndeshjen e Yjeve. Më e rëndësishmja, Rasëlli hapi rrugën për yjet e tjerë zezakë me luftën e tij ndaj racizmit në vitet 50-të, ndërsa u bë i pari trajner me ngjyrë në historinë e NBA-së. Jo më kot, e gjithë bashkësia e basketbollit amerikan mban zi sinqerisht dhe thellësisht për kapitenin  e Sëlltiksave.

Sfidanti.al