E vështirë që Laçi të shërohet nga “sëmundja misterioze”

Ka qenë zemërim i drejtuesve të klubit, apo mërzi e trajnerit, kjo ka pak rëndësi, ndërsa mund të kenë qenë që të dyja bashkë. Gjithsesi, që “gijotinën” ta provojë Shpëtim Duro edhe pse ekipi i tij e kaloi një tur në Europë, duke u paraqitur më mirë sesa gjjithë skuadrat  tjera shqiptare, kjo vërtet të mërzit shumë. Shpesh bëhet pyetja nëse “do të bëhet ndonjëherë ky vend?”. Në këtë rast, pyetja është nëse “do të bëhet ndonjëherë ndonjë skuadër shqiptare futbolli?” Duro ishte në stolin e Laçit verën e kaluar dhe eliminoi Podgoricën si dhe Universitatean e Krajovës, këtë herë mundi Iskrën e Danilovgradit, ndonëse nga ekipi ishin larguar 3-4 lojtarë, mes të cilëve “zemra” e mesfushës. Gjithsesi, shpërblimi ishte largimi. Në stol mund të vijë Mezani, por edhe ai e mendon thjesht si CV apo “ta provojmë një herë”, pasi do të jetë me zemër të thyer. “Sëmundja misterioze” e ka bërë Laçin si “Pëlhura e Penelopës”.

Sfidanti.al