Pas trajnerit Tomas Tuhel, sulmuesi shqiptar ka gjetur një tjetër mbështetës të madh tek blutë e Londrës. Ky është pronari i klubit, miliarderi amerikan Tod Boehli. Sipas mediave në Angli, amerikani paska thënë se është tifoz i madh i Armando Brojës, të cilin e cilëson të rëndësishëm për ekipin. “Më mirë pranoj të humbas Kantenë sesa Brojën”, – mësohet të ketë thënë Boehli. Edhe trajneri Tuhel ka thënë se nuk pret që Broja të largohet këtë vit nga ekipi.
Sfidanti.al