Nga shofer i Manesë, në futbollist të Bajernit të Mynihut

Nuk është aspak një emër i ri, ka 29 vjet moshë, dhe nuk ka luajtur në nivele të larta. Quhet Dezire Segbe Azankpo, është nga Benini, dhe ka qenë gjithnjë shok i Sadio Manesë. Azankpo ka qenë me Manenë kur ishin të rinj, ndërsa më pas senegalezi u ngjit në elitë,  kurse beninasi mbeti në ligat inferiore. Mediat gjermane madje shkruajnë se Azankpo shërbente si shofer i Manesë, jo me pagesë, por duke e shoqëruar nëpër Mynih. Me ndërhyrjen e sulmuesit, klubi gjerman e mori për ekipin e dytë, pra për skuadrën amatore.

Sfidanti.al