Konkluzionet nga El Klasiko: Mirë loja dhe Kurtuaja, keq … goli!

Me atë që u pa, futbolli i Madridit nuk u duk plotësisht ai që duhet edhe pse pasimet me topin ishin mjaft dhe po ashtu zotërimi i sferës. Reali i Madridit e humbi El Klasikon e verës me Barcelonën dhe mediat e kryeqytetit kanë nisur të bëjnë konkluzionet. Sipas tyre, me atë që u pa në fushë, mund të ketë përfundime pozitive dhe negative. E mira ishte pikërisht që loja ekziston, që ekipi është i lidhur dhe del mirë nga mbrojtja në sulm, dhe po ashtu që portieri Kurtua mbetet i shkëlqyer. Negativ fakti që ekipi nuk shënoi dot, dhe që loja në mbrojtja disa herë pati vështirësi përballë sulmeve të Barcelonës. Shpresa është që trajneri Karlo Ançeloti do të dijë t’i kalojë vështirësitë.

Sfidanti.al