Pogba është penduar që nuk i telefonoi më parë Dibalës

Në Juventusin e ri thotë se ndihet mirë dhe se i kanë bërë përshtypje tepër të madhe lojtarë të tillë si Federiko Kieza apo Dushan Vlahoviç. Gjithsesi, Pol Pogba do të kishte dashur të kishte pasur shok skuadre në Torino edhe një yll që tani nuk është më aty. Flasim për Paulo Diblën që përfundoi tek Roma e Zhoze Murinjos, ndërsa kampioni i botës nga Franca thotë se u përpoq që t’i ndryshonte mendje. “Sikur t’i kisha telefonuar më parë, me siguri që do të kishte qendruar, – thotë Pogba, – madje, kështu më tha edhe Paulo. U habita që u largua dhe e pyeta se përse nuk qendroi tek Juvja.” Dibala përfundoi kontratën me Juventusin dhe zgjodhi të mos rinovonte, por nuk arriti dot akordin me Interin apo Milanin siç shpresonte.

Sfidanti.al