Guardiola shpreson që Halandi të jetë një “çun i mirë”!

Natyrisht ka qenë një shaka, por gjithsesi brenda saj ka edhe një të vërtetë.  Trajneri i Mançester Sitit është padyshim i lumtur që ka marrë një sulmues si Erling Halandi, por gjithsesi, ai ende nuk e njeh mirë nga afër norvegjezin 21-vjeçar. Duke folur gjatë fazës përgatitore, Pep Guardiola u shpreh se do të shikonte sesi do të ishte sjellja e Halandit, të ardhur këtë verë nga Dortmundi. “Më pëlqen të punoj me djem të mirë, – tha ai, – shpresoj që edhe Halandi të jetë një djalë i mirë, dhe të vazhdojmë të kemi harmoni në skuadër. Kjo ka më shumë rëndësi sesa taktikat”.

Sfidanti.al