Federer nga parajsa në ferr, e mund një rus i panjohur në Dubai!

Pak javë u desh të kalonin që legjenda më e madhe e tenisit të pësonte një “dru të shëndoshë”. Rozher Federer, fitues i Grand Slemit në Australian Open në janar, u kthye me këmbë në tokë, apo me “shpirt në ferr” në turneun ndërkombëtar të Dubait. Zvicerani, 18 herë fitues i Çmimeve të Mëdha, u mund papritmas nga një tenist i vendit të 116-të në botë, rusi i panjohur Jevgeni Donskoi. Ky i fundit ia doli 3-6, 7-6 e 7-6, në një ndeshje ku u ndërpre energjia elektrike, dhe ku Federer kishte tre gjuajtje në dispozicion për të mbyllur ndeshjen.

Veterani 35-vjeçar ishte në avantazh 5-3 në setin e tretë, si dhe kishte epërsinë 5-1 në lojën vendimtare po në atë set, veçse nuk mundi të fitonte. Nuk qe e thënë që zvicerani ta fitonte për herë të 8-të këtë turne. Tashmë, Donskoi do të ndeshet në raundin e tretë me kokën numër 7 të serisë, Lukas Puije.

Sfidanti.aldonskoi