Flasim për një lojtar që fiton miliona e miliona euro në sezon, ndërsa në këtë histori personazhi tjetër ishte një qytetar që lufton me djersë e stres për të siguruar një jetesë sa më dinjitoze për familjen. Kapiteni i Gjermanisë dhe i Bajernit, Manuel Nojer, e zhgënjeu thellë një taksist gjerman kur si shpërblim për gjetjen dhe kthimin e kuletës, mori një fanelë me autograf. Taksisti me emër Hazir (që mund të jetë edhe shqiptar Kosove) dhe me mbiemrin “S”, gjeti kuletën e legjendës gjermane dhe ia ktheu duke përshkruar 120 kilometra me taksi deri në Liqenin Tergernze në Bavari. Shpenzimi i tij i kohës dhe i karburantit patjetër që ishte i madh, ndërsa në kuletë ishin rreth 800 euro, por Nojeri nuk e pati problem ta shpërblente kaq pak.
Sfidanti.al