Prag Liga e Konferencës, Vllaznia e Laçi shpresojnë ta nisin me hapin e mbarë!

Dora e fundit e përgatitjeve u bë. Vllaznia zhvilloi edhe seancën tradicionale stërvitore në “Loro Boriçi”, aty ku sonte do të luajë ndaj Universitateas së Krajovës. Sfida e raundit të dytë të Ligës së Konferencës nis në orën 21:00 dhe skuadra shqiptare do të përpiqet të marrë një rezultat pozitiv për të synuar kualifikimin në Rumani. Për fat të keq, mungon njëri nga lojtarët kryesorë, Liridon Latifi, ndërsa trajneri Josa e ka të qartë formacionin. Pritet të luhet me skemën 4-3-3, ndërsa ka disa dyshime, ndonëse shumica e lojtarëve janë të sigurt si titullarë duke llogaritur Zogajn në portë, Gurishtën në mbrojtje, Jonuzin, Boshnjakun e Heriçin në mefushë dhe Aralicën në sulm.

Dajan Shehi konkurron për një vend në mbrojtje dhe Hoxhaj e Vulaj për një pozicion në sulm. Universitatea e Krajovës u eliminua vjet nga Laçi gjithashtu në Ligën e Konferencës, por trajneri Laslo Balint mendon se këtë herë mund të jetë ndryshe, dhe se ekipi i tij do të luajë për rezultat pozitiv dhe kualifikim. Në fushë zbret edhe skuadra tjetër shqiptare, Laçi. Të besuarit e trajnerit Shpëtim Duro do të luajnë në orën 19:00 në fushën e Petrokubit të Moldavisë, dhe do të përpiqen të kenë sërish sukses ashtu siç bënë në raundin e parë të Ligës së Konferencës, kur eliminuan malazezët e Iskrës së Danilovgradit.

Formacioni i mundshëm i Vllaznisë (4-3-3): Zogoviç Gurishta Juriç Bulatoviç Hakaj Jonuzi Boshnjaku Heriç Kruja Aralica Çoba (Hoxhaj).

Sfidanti.al