Bajerni kërkon Laimerin, por Lajpcigu nuk e jep pa 30 milionë euro!

Jemi në Gjermani dhe “pazaret” janë më të ulëta, sepse po të ishte puna për në Premier Ligë do të shikonim shifra të tjera. Bajerni është hedhur në sulm për të marrë mesfushorin Konrad Laimer, i detyruar edhe nga dëmtimi i Leon Goreckës, veçse i ka hasur “sharra në gozhdë” sepse Lajpcigu nuk e ul kërkesën. Në Mynih ofrojnë 20 milionë euro, por klubi rival kërkon të paktën 30 milionë euro, i shqetësuar që do të forcojë një kundërshtar direkt. Sipas mediave gjermane, Bajerni është në sulm pasi mori Matijs De Ligtin, por Lajpcigu vështirë se do t’i ulë pretendimet.

Sfidanti.al