E habitshme që në Katalonjë po sillen pikërisht sikur janë Mançester Siti apo Paris SG, dhe sikur nuk kanë pasur deri vonë një “mal” me borxhe. Asgjë duket se nuk mund ta ndalojë fushatën milionere të Barcelonës që përveç Levandovskit, Rafinjës, Kesiet apo Kristensenit, do të kërkojnë edhe Bernardo Silvën. Të paktën kështu shkruajnë mediat në Angli dhe në Spanjë. Mesfushori i shkëlqyer portugez kushton shumë, por thuhet se Barça është gati të japë nja 82 milionë euro për kartonin e tij. Gjithsesi, trajneri i Sitit, Pep Guardiola, ka theksuar se “Bernardo Silva nuk është në shitje”.
Sfidanti.al