Ronaldo e përfundoi “trokitjen në dyert e botës”, veshi … mbathjet e Man. Junajtidit!

Nuk është komplet uniforma e punës, por të paktën është gjysma e saj. Kristiano Ronaldo mesa duket e përfundoi turin me ndërmjetës duke kërkuar ekip tjetër për sezonin që vjen, dhe e mblodhi mendjen se nuk gjen dot më mirë sesa aty ku është. Kjo do të thotë se superylli portugez do të qendrojë tek Mançester Junajtidi, i cili vërtet nuk do të jetë në Champions (çfarë minusi), por gjithsesi mund të pretendojë trofe në Angli dhe në Ligën e Europës me trajnerin e ri, Erik Ten Hag. Po ashtu, fanela e kuqe është historike, pasi është rekordmene e titujve në Angli dhe tri herë kampione e Europës, plus që Ronaldo ka një lidhje të veçantë me të, që nga koha e Sër Aleks Fergusonit. CR7 hodhi në rrjetet sociale një foto të vetvetes duke u stërvitur në palestër, ndërsa ka veshur mbathjet e Junajtidit. Vjet shënoi 24 gola, pra karriera mund të vazhdojë të jetë e bukur në “Old Traford”.

Sfidanti.al