Trajneri i bardhezinjve mund ta ndryshojë formacionin “sipas dëshirës” duke pasur në skuadër dy lojtarët e ardhur këtë verë. Pol Pogba dhe Angel Di Maria janë lojtarë polivalentë, që mund të luajnë në role të ndryshme e pra kjo bën që Juventusi të jetë një “kameleon” sezonin që pritet të nisë. Sipas mediave italiane mund të luhet me skemat 4-3-3, 3-5-2 dhe 4-4-2 si zgjedhje kryesore. Në skemën 4-3-3, Pogba mund të luante në krahun e djathtë të mesfushës, dhe Di Maria në krahun e djathtë të sulmit, në 4-4-2, Pogba do të ishte në qendër të mesfushës, por i spostuar majtas, dhe Di Maria do të jetë lojtar i krahut të majtë, ndërsa në skemën 3-5-2, dyshja do të ishte në qendër të mesfushës, në krah të “regjisorit” Lokateli.
Sfidanti.al