Do të paguajë 65 milionë euro tani dhe deri në 85 milionë euro në total, por këto para duket se janë krejtësisht të justifikua. Mediat britanike shkruajnë se Mançester Junajtidi ka një arsye shumë të fortë që e dëshiron me patjetër Frenki De Jongun, për atë që përfaqëson mesfushori holandez. Barcelona ka rënë dakord që ta “shkarkojë” në “Old Traford”, dhe trajneri Ten Hag ka bërë llogaritë dhe u ka thënë drejtuesve se çfarë thonë statistikat. Dhe statistikat thonë se De Jongu ka dhënë më shumë pasime sezonin e kaluar sesa të gjithë mesfushorët e Mançester Junajtidit së bashku. Po ashtu, holandezi është i fortë për t’i rezistuar presionit dhe nuk e humbet lehtë topin.
Sfidanti.al