Ç’na thotë fitorja 4-0 e Man. Junajtidit ndaj Liverpulit? Ka gola edhe pa Ronaldon e Rashfordin!

A mundet vallë që thjesht mbërritja e një trajneri të ndryshojë kaq shumë një ekip aq sa të bëjë duket krejt tjetër nga sa ka qenë vjet?! Kjo mund të thuhet për Erik Ten Hagun, pasi Mançester Junajtidi fitoi 4-0 ndaj Liverpulit në miqësoren e luajtur në Bangkok të Tajlandës. Një rezultat që as nuk shpresohej dhe as nuk mendohej, por që ndodhi ndonëse bëhet fjalë vetëm për një miqësore korriku. Sidoqoftë, është një motiv krenarie dhe shtyse për vetëbesim për “djajtë e kuq” që shënuan me anë të Xhejdën Sanços, Entoni Marsialit, Fakundo Pelistrit dhe Fredit. Një lojtar shumë i kritikuar dhe i nënvleftësuar si Fred pati një paraqitje thuajse të përsosur, ndërsa duket se me anë të Ten Hagut, Junajtidi nuk është i varur nga golat e Ronaldos apo Rashfordit.

Sfidanti.al