Çfarë konkurrence me Asllanin e Mkitarianin, ky Inter është më pranë titullit!

Sezonin e kaluar u cilësua skuadra më e fortë, por i mungoi diçka dhe nuk ia doli. Kampion i Italisë u shpall Milani, ndërsa Interi mori vetëm medaljet e argjendta, por shpresohet që sezoni i ardhshëm të mos jetë ashtu. Trajneri Simone Inzagi ndihet më i qetë dhe më i fortë sepse përforcimet pritet të ndikojnë ndjeshëm në nivelin e lojës dhe në stabilitetin e rezultateve. Dy të afruarit e mesfushës, Kristjan Asllani dhe Henrik Mkitarian, po e tregojnë veten që ditët e para me ekipin, dhe konkurrenca në mes është e siguruar me Brozoviçin dhe Çalhanoglunë. Kjo do të thotë se Interi do të ketë alternativa të rëndësishme në një sezon tepër të ngarkuar.

Sfidanti.al