\Edhe të fitosh në fushën gjeorgjiane, edhe të të mbetet peng pse fitorja nuk ishte më e shëndetshme me ..gola! Trajneri Mehmeti i Partizanit, fill pas fitores me ekipin Saburtalos në ndeshjen e parë të Konferencë Ligës, po ta besosh nga fjalët që nxorri pas ndeshjes, duket sikur nuk është një trajner debutues në Europë. Fraza më pikante midis atyre që tha : “ Fitorja mund të kishte qënë me më shumë gola. Sepse Cara dhe Skuka janë djem të mirë në karakter, por duhet të shërbejnë më shumë për shokët..”
Qortim luksi për dy personazhet që ndezin lojën sulmuese të “demit”? Edhe djem të mirë nga karakateri, edhe djem të “këqinj” që nuk pasojnë për shokët. Sido që të jetë, Partizani ia doli në ndeshjen e parë në Europë, pa i rënë kambanave si Tirana, e cila udhëtoi në Luksemburg me mëndjen e ndarë top se fatin e lojës e zotëronte vetë, pa e peshuar fort Dudelanzhin.
Tirana humbi me një gol në një ndeshje lilipute, që krijoi vetëm një rast për gol dhe trajneri Shehi as preku plagët e shumta të ndeshjes, por premtoi se ndeshja e kthimit do të ishte melodi tjetër. Kurse Partizani,luajti dhe vuajti, në fund fitoi në Gjeorgji dhe trajneri Mehmeti “qan” për golat e munguar të ekipit, për egoizmin e shquar të Skukës dhe Carës…
Sfidanti. al