Roko Vata në gjurmët e babait Rudi, vjen goli i parë me Sëlltikun!

Babai i tij mbetet një legjendë kuqezi. Kush nuk e njeh Rudi Vatën, ish-kapitenin e kombëtares shqiptare, ndërsa në gjurmët e babait dëshiron të shkelë djali i tij. Quhet Roko Vata, dhe është pjesë e asaj skuadre ku Rudi u bë i famshëm, Sëlltikut të Gllazgout. Me ekipin e shquar të Skocisë, Rokoja 17-vjeçar kaloi ekipet e moshave të Akademisë dhe u bë pjesë e skuadrës së parë, ku madje shënoi edhe golin e tij të parë. Kjo ndodhi në miqësoren që Sëlltiku luajti në fazën përgatitore ndaj skuadrës austriake, Viener Viktoria, përballje që përfundoi 7-0. Rokoja është sulmues dhe hyri si zëvendësues në pjesën e dytë duke shënuar golin e 7-të në 78’. Është krejt normale të mendohet që djali i Rudi Vatës të bëhet një lojtar i njohur dhe i rëndësishëm për Sëlltikun, të shënojë gola dhe të fitojë tituj, diçka që padyshim mund ta arrijë në derbin me rivalin kryesor, Gllazgou Rejnxhërs. Gjithsesi, ndryshe nga babai i tij, Roko Vata ka vendosur që të përfaqësojë Irlandën në nivel ndërkombëtar, dhe ka nisur të luajë e të shënojë gola për skuadrën kombëtare kelte.

Sfidanti.al