Dani Mills, për vete, ka qenë një lojtar i mirë, por pak a shumë i zakonshëm. Ka qenë mbrojtës që ka luajtur edhe për kombëtaren e Anglisë, veçse jo një Xhon Terri apo Rio Ferdinand, ndërsa si opinionist duket më i fortë. Ai bëri bujë në mediat britanike duke deklaruar me guxim të madh se Lionel Mesi i sotëm do ta kishte të pamundur të gjente vend në njërin nga 6 ekipet e para të Premier Ligës. Sipas Millsit, Siti, Liverpuli, Çelsi, Totenhemi, Arsenali dhe Mançester Junajtidi nuk do ta përfillnin superyllin argjentinas që u shpall kampion i Francës me Paris SG. Natyrisht, 35-vjeçari nuk është në formën që ishte tek Barcelona, por që atë të mos e marrin as në stol tek Arsenali, Totenhemi apo Junajtidi, kjo duket pak si shumë e tepërt.
Sfidanti.al