Trajneri Alegri e pret sa më shpejt, edhe pse e di se nuk mund të rrezikojë. Tifozët janë edhe më shumë kërkues, pasi ndoshta nuk e kuptojnë mirë rrezikshmërinë e situatës, ndërsa Federiko Kieza ka disa javë që punon në qendrën stërvitore në Kortinasa për të qenë gati për këtë sezon. Sulmuesi i Italisë, që mban numrin 7 dhe që është marrë plotësisht nga Fiorentina, pësoi një dëmtim të rëndë në janar në ndeshjen ndaj Romës dhe menjëherë u dhanë 7 muaj kohë për riaftësimin. Gjuri do kohë që ta marrë veten, ndërsa edhe të gënjen. Kieza thotë se e ndjen veten shumë më mirë, se kthimi mund të jetë për në fillim të shtatorit, ndonëse do t’i pëlqente ta bënte më shpejt. Gjithsesi, duke theksuar se “nuk duhet të rrezikojmë pas një mungese kaq të gjatë, dhe pa qenë të sigurt se nuk do të ketë probleme”.
Sfidanti.al