Gjokoviç: Isha më mirë se ndeshjen e parë, tani duhet të pushoj!

E pret një duel me patriotin e tij, Keçmanoviç, ndërsa tani i ka lënë dy fitore pas shpine. Novak Gjokoviç është në raundin e tretë të Uimbëlldonit, duke hedhur hap pas hapi drejt titullit të 7-të në Londër. Ndaj australianit Kokinaqis e pati më të lehtë sesa në raundin e parë ndaj koreanojugorit Kuon, duke ia dalë 3-0 pa shumë probleme. “Unë isha në nivel të lartë, shumë më mirë sesa në ndeshjen e parë, – tha Nole pas fitores, – e dija se kundërshtari ishte i fortë dhe unë duhej të isha në formë të lartë që t’ia dilja. Bëra shumë më pak gabime dhe më ndihmoi. Tashmë, duhet të shfrytëzoj fare pak kohë pushimi që kam në dispozicion për të qenë gati për ndeshjen e radhës”.

Sfidanti.al