Nuk është e lehtë që të luash për trajnerin portugez, aq më tepër që verdhekuqtë kanë një Tami Abraham në fazën ofensive dhe që duhet të jetë golshënuesi kryesor. Atëherë, a mundet Xhakomo Vrioni që të bashkëjetojë në një rol ndoshta në “hije” për t’i lënë anglezit qendrën e skenës? Juventusi mendon se kjo mund të ndodhë dhe ka afruar pikërisht Vrionin dhe një futbollist tjetër si pjesë e marrëveshjes për transferimin e Nikolo Zaniolos. Roma kërkon 60 milionë euro për sulmuesin e saj, Juvja e vlerëson në 40-50 milionë, ndërsa pikëpyetja është se çfarë mendimi do të ketë një trajner tepër kërkues për Vrionin. Sulmuesi i kombëtares shqiptare fitoi Këpucën e Artë në Bundesligën austriake me 19 gola, veçse Seria A është një kampionat shumë më i vështirë.
Sfidanti.al