Pike është betuar si barcelonist, por çanta me stemën e Çelsit ngre dyshime

Kur presidenti Laporta dhe trajneri Ksavi ia vunë në dyshim të ardhmen në “Kamp Nou”, ai nuk ngurroi të reagonte. “Merrni edhe mbrojtësit më të mirë të botës po të doni, por unë do të jem sërish titullar tek Barcelona”, – tha pak ditë më parë Gerard Pike. Legjenda katalanase ka bërë “be e rrufe” se do ta fitojë edhe këtë sfidë, aq sa edhe Ksavi ka shpresë se ai do të kthehet si dikur, por ja që një vizitë në Londër krijoi dyshime. Pikeja u fotografua dhe filmua me një çantë plastike me emblemën e Çelsit, ndërsa thuhet se ka shkuar atje që të takojë Rafael Nadalin që ndodhet në kryeqytetin britanik për të marrë pjesë në Grand Slemin e tenisit në Uimbëlldon. Të shohim sesi do të jetë e vërteta.

Sfidanti.al