Milani te kinezët! A do të ketë “tym të bardhë” në 3 mars?

Silvio Berluskoni, gjithsesi, do të largohet. Pas 31 vjetësh, ish-kryeministri i Italisë do të largohet përfundimisht, duke mos qenë më as president dhe as pronar i Milanit. Do të fillojë Epoka Kineze e cila pritet të nisë në 3 mars. Një delegacion nga vendi i madh i Lindjes do të vijë pjesë-pjesë në Milano, dhe gjithsej do të jenë 32 njerëz që do të përfaqësojnë pronarët e rinj pas Berluskonit dhe Fininvestit.

Në datën 3 të marsit pritet të mblidhet asambleja e ortakëve, do të vazhdojë firmosja e marrëveshjes për kalimin e aksioneve, dhe 24 orë më vonë do të jetë konferenca për shtyp e pronarëve të rinj. Gjithçka në Vilën Martino ose Vilën Xherneto. Nuk dihet nëse Berluskoni do të jetë apo jo president nderi. Operacioni financiar pritet të shkojë në 420 milionë euro, dhe pasi gjithçka të ketë përfunduar, do të krijohet një bord i ri drejtues i klubit, me tre anëtarë kinezë dhe tre italianë.

Sfidanti.al