Kosovare Asllani kritikon Realin: Kulturë e pashëndetshme për lojtaret

Sulmuesja suedeze me origjinë nga Kosova nuk ka asnjë dyshim lidhur me rëndësinë e emrit. “Reali është një klub i madh dhe unë e respektoj shumë klubin, – thotë Kosovare Asllani, që tashmë është larguar nga Madridi për tek Milani, – për fat të keq, ai klub (për femrat) ka rënë në duar të këqija. Kultura e atjeshme është e dëmshme për çdo futbolliste”. Përse Kosovarja mendon kështu, madje edhe e thotë hapur atë që ka në mendje? Ajo thotë se drejtuesit nuk pyesin për shëndetin e lojtareve dhe i aktivizojnë edhe kur kanë dëmtime apo rrezik për t’u dëmtuar, madje duke hedhur poshtë gjykimin e mjekëve.

Sfidanti.al