Përse Ernest Gjoka paralajmëron Tiranën, Vllazninë e Laçin për Europën?!

E di se çfarë do të thotë të luash në kupat kontinentale, pasi e ka bërë me Kukësin dhe me Shkëndinë e Tetovës, pa folur për të tjera. Ernest Gjoka bën një paralajmërim për ekipet shqiptare që do të marrin pjesë në futbollin e Europës këtë verë, Tiranën, Laçin, Vllazninë, madje edhe Partizanin. “Laçi ka humbur zemrën e ekipit, – thotë Gjoka, – i kanë ikur 3 mesfushorë dhe lojtarë të tjerë. Duhet kohë që të marrësh lojtarë të rinj dhe t’i përshtasësh me ekipin, po ashtu duhen shpenzime”. “Nuk duhet të krijohet ideja se Tirana e ka të lehtë pasi nuk është kështu, – vazhdoi ai, – unë e njoh Dudelanzhin, është ekip serioz që ka qenë dy herë në fazën e grupeve në Ligën e Europës, ndërsa Tirana nuk ka qenë asnjëheë. Nëse ka eufori kjo do të kthehet në bumerang sidomos nëse gjërat shkojnë keq, dhe do të krijojnë probleme më pas”. Sipas Gjokës, Vllaznia duhet të ruhet nga Universitatea e Krajovës që këtë herë do të jetë më shumë e përgatitur sesa vjet kur u eliminua nga Laçi, ndërsa për Partizanin thotë se problemi kryesor është se Saburtalo e Gjeorgjise e ka nisur kampionatin prej 16-17 javësh.

Sfidanti.al