Duhen Pogba e Paredes, por Juventusi “vrapon” për De Ligtin

Takimi për mesfushorin francez është realizuar me agjenten Pimenta, që pason të ndjerin Mino Raiola. Pol Pogba mund të jetë shpejt lojtar i Juventusit dhe tani pritet “ofensiva” e fundit. Nga ana tjetër, mediat italiane shkruajnë se mesfushës juventine mund t’i bënte shumë punë Paredes i Paris SG, ndonëse nuk dihet nëse mund ta marrin. Sidoqoftë, problemi kryesor që duhet zgjidhur është ai i rinovimit me qendërmbrojtësin Matijs De Ligt. Akordi i holandezit përfundon në 2024, pra nuk ka shumë kohë, ndërsa ka mjaft klube që e kërkojnë si Paris SG, Liverpuli apo Çelsi.

Sfidanti.al