Oliver Kahni thotë nga një anë se e pret sulmuesin polak në stërvitje, dhe “ia mbyll derën” Barcelonës, por gjithsesi, gjendja duket se është ndryshe. Robert Levandovski është i vendosur për t’u larguar nga Bajerni, dhe sipas mediave gjermane edhe futbollistët bavarezë janë të bindur se kështu do të ndodhë. Jo vetëm kaq, por ata thuhet se janë shumë të lodhur nga kjo histori dhe mezi presin që gjithçka të përfundojë. “Ata nuk duan t’ia dinë se çfarë do të bëjë Levandovski, madje duan që ai të largohet sa më parë”, – shkruhet në Gjermani”.
Sfidanti.al