Trajneri Julian Nagelsman e kishte kërkuar dhe klubi padyshim që do ta realizonte këtë projekt. Bajerni nuk mund të vazhdonte ashtu si sezonin e kaluar, kur fitoi Bundesligën por u eliminua që në çerekfinale të Championsit dhe nuk la aspak shije të mirë. Me apo pa Levandovskin, bavarezët pritet të jenë ndryshe. Natyrisht, blerja më e rëndësishme është ajo e Sadio Manesë që ka mbërritur sot në Gjermani dhe që do të kushtojë nga 35 deri në 41 milionë euro. Mane do të luante në krah të Komanit dhe Gnabrisë, në një repart sulmues të shpejtë dhe pa një numër “9” të fiksuar. Gjithsesi, nëse vjen Sasha Kalajxhiç nga Shtutgarti, Mane do të luante pak më anash. Bajerni ka zëvendësuar deri tani Zylen, Rokën dhe Tolisonë me Gravenberkun e Mazrauin. Pritet që të vijë edhe një mesfushor, austriaku Konrad Laimer nga Lajpcigu.
Sfidanti.al