E ndajnë 20 milionë euro nga ky objektiv, ndërsa duhet të nxitojë sepse futbollistin e duan edhe të tjerë. Napoli ka kërkuar 40 milionë euro për kartonin e qendërmbrojtësit Kulibalit, dhe Juventusi ka si plan që të zëvendësojë me afrikanin një legjendë që u largua si Xhorxho Kielini. Drejtuesit juventinë duan jo vetëm që të përforcojnë mbrojtjen me një alternativë shumë të mirë, me përvojë dhe klas, por edhe të bindin holandezin De Ligt që të mos mendojë largimin sepse “Zonja e Vjetër” do të kthehet ajo që ishte. Mbrojtësi holandez duket i lëkundur me disfatat radhazi, me dy sezone pa titull në Serinë A dhe me eliminime të shpejta në Champions, diçka që e ka thënë hapur. Të shohim nëse dy palët do të afrohen, veçse mediat italiane e cilësojnë këtë mision për drejtuesin Kerubini si shumë të vështirë.
Sfidanti.al