Kështu mendon pronari i ri i Çelsit, Tod Boehli, ndërsa amerikani do të provojë sezonin e tij të parë në krye të bluve të Londrës. Pasi bëri një pasarelë me gruan e tij, Ketin, të veshur në blu siç e kërkonte rasti, miliarderi nga përtej Atlantikut deklaroi se gara për titull në Premier Ligë këtë vit do të jetë më e vështirë. “Deri tani kanë qenë 6 skuadra që luftonin për trofeun, – tha ai, – Mançester Siti, Çelsi, Liverpuli, Mançester Junajtidi, Arsenali dhe Totenhemi. Tani, me blerjen nga familja mbretërore saudite, në garë hyn edhe Njukasëlli”.
Sfidanti.al