Tifozët dhe njerëzit “e ngeshëm” nuk e kanë problem të ngrejë edhe një këngë kur duan që të të vënë në lojë. Me gjasë duhet të jenë spanjollë ata që janë tallur me Kilian Mbapenë, duke e cilësuar si “drejtorin e ri sportiv” të Paris SG, e duke thënë se ai po dështon në këtë detyrë. Mbapeja refuzoi Realin dhe rinovoi me PSG-në, diçka që bëri shumë bujë, ndërsa në Tuiter është dikur që tallet. “Kilian Mbapeja që kur u bë drejtori sportiv tek Paris Sen Zhermeni, u refuzua nga Pol Pogba, nga Orelie Çuameni, nga Usman Dembeleja, nga Zinedin Zidani dhe Zhoze Murinjo. Këtu padyshim që ka notë humori, por ka edhe një të vërtetë, sepse PSG i premtoi fuqi të mëdha Mbapesë edhe në projektin sportiv.
Sfidanti.al