Në fushë nuk është se patën ndonjë sukses. Futbollistët e Tiranës u eliminuan në të gjitha sfidat që patën këtë verë në Champions e më pas në Ligën e Konferencës, por gjithsesi futbolli profesionist njeh suksesin edhe nga ana financiare. Pikërisht, nga ana ekonomike, klubi kryeqytetas pati një stinë të paharruar duke realizuar të ardhura-rekord.
