Me fitoren e fundit, Kërri është një nga 6 legjendat e NBA-së

U bë me 4 tituj kampion në basketbollin amerikan, më parë kishte fituar dy herë çmimin e lojtarit më të mirë të sezonit të rregullit (KIA MVP), këtë vit fitoi edhe çmimin e lojtarit më të mirë të Ndeshjes së Yjeve, po ashtu këtë sezon fitoi edhe çmimin e lojtarit më të mirë të Konferencës Perëndimore. Këtyre iu shtua edhe çmimi si lojtari më i mirë i Finaleve të NBA-së, dhe tashmë Stefën Kërri është baraz me disa nga legjendat më të mëdha të koshit. Katër tituj kampion, 2 çmime si lojtari më i mirë i sezonit të rregullt dhe çmimin si lojtari më i mirë finaleve e kanë fituar vetëm Karim Abdul-Xhabar, Tim Dankën, Lebron Xhejms, Majkëll Xhordan dhe Mexhik Xhonson, ndërsa tashmë me ta është edhe ylli i Golden Stejtit.

Sfidanti.al