Nuk dihet nëse do të largohet ndonjëherë nga “Kamp Nou”, por gjithsesi do ta ketë mundësinë për ta bërë në të ardhmen, nëse do të vendosë ashtu. Gavi do të vazhdojë të jetë i Barcelonës pasi mesfushori ofensiv dhe klubi janë pranë gjetjes së gjuhës së përbashkët për një kontratë të re. Akordi i ri duhet të vlejë deri në 2026, dhe nuk është edhe aq i gjatë sa do të donte klubi, për më tepër me një klauzolë transferimi prej 100 milionë eurosh. Kjo është sa dyfishi i asaj që ishte, por gjithsesi shumë pak në krahasim me klauzolat nga 500 milionë, 700 milionë e 1 miliardë euro që praktikohen në La Ligën spanjolle. Lidhur me rrogën, palët do të jenë fleksibël, pra pagesa do të rritet gjatë përmirësimit të situatës financiare të Barcelonës.
Sfidanti.al