Hamiltoni kthehet në timon dhe mbron gazetaren ish-pilote

Së pari, ai ia hoqi merakun të gjithëve që dyshonin nëse do të ishte apo jo gati për Çmimin e Madh të radhës në Montreal. Ljuis Hamilton u kthye në timonin e makinës së tij, Mercedes, pak ditë pasi ndjeu dhimbje në shpinë në garën e Azerbajxhanit, duke treguar se e ka marrë veten fizikisht. Për më tepër, ai bëri edhe diçka tjetër nga ato gjëra që i quan detyrim, duke i dalë në mbrojtje një analisteje të Skaj Sportit (Sky F1) me emrin Naomi Shif. Kjo e fundit ka qenë pilote e garave të makinave, pra e njeh profesionin, por ajo u sulmua dhe u tall shumë në rrjetet sociale, ndërsa nisi të komentonte në Baku. Hamiltoni i doli në krah duke e cilësuar si “kompetente për këtë punë”, ndërsa e ftoi Naomin që të bëhej e fortë pasi talljet dhe ofendimet në rrjetet sociale nuk do të largoheshin aq shpejt.

Sfidanti.al