“Komitët” po e “gjallërojnë” Shkupin në prag të derbit me Shkëndijën

Të gjithë në stadiumin kryesor të Shkupit, të dielën, për të parë derbin e kësaj jave të kampionatit të Maqedonisë mes Vardarit titullmbajtës të Shkupit dhe Shkëndijës së Tetovës, pretedente kryesore, prej vitesh, për titullin e kampionit të këtij vendi fqinjë me neve. Tifozët më besnikë të Vardari ose “komitët”, sikurse e quajnë ata veten, kanë kaluar, dje dhe sot, përmes rrugëve kryesore të Shkupit, në formë karvanesh dhe me shou piroteknike, duke paralajmëruar se ndeshja derbi e së dielës, në orën14:00, në stadiumin kryesor të Shkupit, do të jetë interesante dhe e ashpër.

Kjo ndeshje, me të vërtetë, meriton që tribunat e stadiumit të mbushën plotë, ndërsa pritet që, nga Tetova, të vijë një numër i madh tifozësh të ekipit kuqezi, “ballistët” që njihen për sjelljet e tyre mjaft te organizuara, sikurse ka ndodhur edhe në të kaluarën në raste të tillë. “Komitët”, ndërkohë, do të jenë atje, në stadium, më mbështetje të ekipit të tyre të zemrës.

sfidanti.al